Me qëndrueshmëri të gjatë, 24 orë.
Ne e vendosim MAC Studio Fix Fluid SPF 15 për testim përfundimtar për të parë sa gjatë qëndron dhe, jo çuditërisht, formula ka qëndrueshmëri përplot 24 orë të tëra! Kjo bazë moderne e kombinon përfundimin mat si dhe mbulimin ndërtues prej nivelit mesatar deri në atë të plotë me spektër të gjerë të mbrojtjes SPF 15 (Faktori për mbrojtje nga rrezet e diellit).
Aplikohet, ndërton dhe mbulon në mënyrë të lehtë dhe të barabartë përderisa e kontrollon shkëlqimin.
E rehatshme si dhe me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, ndihmon për të minimizuar dukjen e poreve si dhe të metave të tjera në fytyrë, duke i sjellur lëkurës butësi dhe një pamje me përfundim të mirë.
Pretendimet dhe përfitimet kyçe
Përdorimi
Gjithmonë përdoreni në lëkurën mirë të hidratuar dhe të pregatitur me brushën 132 Duo Fibro Foundation, për një fytyrë pa të meta! Së pari, aplikoni produktin tek qendra e fytyrës (apo aty ku dëshironi që të keni mbulim më të madh), pastaj përdorni brushën për të grimosur në sipërfaqet e jashtme të fytyrës tuaj. Ndihmë: Provoni që të përzieni Studio Fix Fluid me hidratuesin apo vajin e juaj të preferuar për të krijuar përfundim më të dukshëm që shkëlqen.