Mandarina, trëndafili dhe vanilja përzihen në këtë aromë të jashtëzakonshme që feston veçantinë e çdo gruaje. Një kompozim i krijuar nga Christine Nagel, që ndërthur nota të ëmbla dhe shkëlqyese për t'u bërë moderne dhe klasike në të njëjtën kohë.
Ashtu si gruaja që e vesh atë, forca dhe veçantia e parfumit Dolce & Gabbana The One vjen nga kontrasti.
Siç ishte parashikuar nga dizajnerët, The One është një aromë për një grua të jashtëzakonshme që tërheq menjëherë vëmendjen, jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me sjelljen, pozën dhe botën e brendshme. Kjo aromë, si të gjitha aromat e shtëpisë D&G, është një 'aromë me karakter', e veçantë dhe tërheqëse. Përbërja e saj orientale me lule-fruta është shumë e ngrohtë dhe sensuale me gjurmë vanilje pluhur.
"Çdo grua është Një (The One)!" Stefano Gabbana.
Krijuar në vitin 2006
50ml